Negociatat për bashkim brenda Partisë Demokratike kanë dështuar. Demokratët do të dalin të ndarë në zgjedhjet vendore të 2023.

Edi Paloka ishte përfaqësuesi nga grupi i Berishës për të dialoguar me Gazment Bardhin, përfaqësuesin e grupit të Alibeajt në mënyrë që Partia Demokratike të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023. Ky proces dialogu dështoi dhe nuk u arrit asnjë kompromis. Edi Paloka, duke folur për gazetarët nga selia blu, tha se grupi që mbështet Sali Berishën nuk ka vendosur asnjë kusht përveç primareve, ndërsa sipas tij, qëllimi i palës tjetër mesa duket nuk ka qenë bashkëpunimi.

Në fund Paloka u pyet nëse Lulzim Basha mund të fshihet pas dështimit të negociatave, por sipas tij më shumë shikon hijen dhe interesin e Ramës që kjo gjë të mos u zgjidhte.

“Lulzim Basha…nuk ka hyrë fare. Mund të jetë si hije mbrapa. Por më shumë shoh hijen e Ramës”tha Paloka. /abcnews.al