Seanca e parë në ngarkim të efektivit Ludjan Zaimi, i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij Caush Saliasi, në ambientet e komisariatit nr.3 nuk është zhvilluar.
Shkak i shtyrjes së kësaj seance u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, ku ai nuk u paraqit. Ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 nëntor.
25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen dhe në datën 2 nëntor, ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.
Mbrojtja ka paraqitur edhe argumente sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet.
Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve