“Kriminelët shqiptarë që po mbahen në burgjet britanike po i kushtojnë taksapaguesve 57 milionë paund në vit, sipas shifrave.”

Kështu nis artikulli i “The Sun”, ku thuhet ndër të tjera se janë 1336 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgje në Angli dhe Uells, sipas një raporti zyrtar.

Me kosoton mesatare të mbajtjes së një të burgosuri në 42.670 paund në vit, sipas ministrisë së Drejtësisë, kostoja e mbajtjes së tyre do të shkonte në 57,007,120 £.

Projektligji doli pasi statistikat tregojnë se 12,000 shqiptarë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Drejtori i policisë së imigracionit të vendit, Saimir Boshnjaku tha se shumë u detyruan të punonin për “gangsterët” për të shlyer koston e kontrabandimit në Britani.

Ai tha: “Ata që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maserati dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat”.

/Abcnews.al/