Momenti i sikletshëm për ish-kryeministren e Britanisë, Liz Truss pasi mbeti pa para, qoftë edhe përkohësisht. Kjo ngjarje ndodhi kur ajo po drekonte me mikeshën e saj në një restorant në Londër , ndërsa incidenti u dëshmua nga të gjithë klientët e restorantit.
Sipas informacioneve të Daily Mail , kur Truss dhe shoqja e saj përfunduan vaktin e tyre, ish-kryeministrja u ofrua të paguante faturën. Kjo ishte edhe koha kur karta e saj e debitit u refuzua papritmas!
E turpëruar, por edhe e irrituar dukshëm, Liz Truss u përpoq ta rrëshqiste përsëri kartën përmes makinës, por ajo u refuzua përsëri. Klientët e ulur në tavolinat ngjitur panë të dyja përpjekjet e dështuara tëLiz Truss për të paguar faturën, si dhe ndërhyrjen e shoqes së saj më pas për të paguar faurën dhe për ta lënë pas këtë aventurë të keqe.
Problemi i pagesës u raportua të enjten e kaluar në restorantin ‘BRIX LDN’ në zemër të Londrës. Të pranishmit e vunë re sikletin e saj dhe, sipas The Sun, bënë shaka se i ishte shkurtuar paga e kryeministrit.
Një tjetër media tha se zhurma e kartave e vendosi atë në një “pozicion shumë të vështirë” dhe ajo u largua me shpejtësi nga vendi pasi u pagua fatura. Sipas raportit të gazetës britanike, llogaria e saj kishte më pak se 20 paund.