Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha.
Referuar artikullit të Daily Mail, i cili citonte ish-kryeministrin Berisha që e cilësonte Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm në Evropë, Rama thotë se nuk je shqiptar nëse ia beson votën dikujt që sulmon Shqipërinë.
Edi Rama: Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!
Sakaq ditën e djeshme Rama i cilësoi si trup deklaratat dhe deklaroi se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë.
Rama: Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë” ishte pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e ish kryeministrit Berisha./Abcnews.al/