Në GJKKO do të mbahet sot seanca ndaj ish deputetit të PS Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar rikthimin në qeli. Bllako bashkë  me avokatin e tij Sokol Hazizaj kanë mbërritur në ambientet e gjykatës.

Pritet që Gjykata e Posaçme e Apelit të vendos nëse Bllako do të qëndrojë në arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli.

Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”  në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor.

Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në “arrest shtëpie” me argumentin se i pandehuri duhej te kujdesej per femijet e tij, dhe gjykata e pranoi.

Bllako kishte 6 muaj në qeli për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me konçensionin e inceneratorit të Fierit.