Një dyqan me pajisje elektronike ra pre e grabitjes pas ditë më parë në qytetin e Vlorës. Faxnews ka siguruar videon e grabitjes ku duken se si dy të rinjtë “thyejnë” derën e dyqanit dhe më pas futen brenda. Ata janë të maskuar me kapuç në mënyrë që të mos identifikohen.

Të rinjtë që nuk janë identifikuar ende shihen teksa marrin disa pajisje të ndryshme ndërsa nuk dihet se sa shkon vlera e tyre në total.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.