Ora News sjell detaje të operacionit kunër mashtrimit me call centera.
Kontrollet në Shqipëri janë bërë në Tiranë, Elbasan e Vlorë.
Numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra mijëra. Gjatë operacioneve që mbajnë datën 8 dhe 9 nëntorit në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, u kontrolluan 15 qendra telefonike dhe u arrestuan 5 të dyshuar.
Të dyshuarit dyshohet se i përkasin një grupi të krimit të organizuar që besohet të jetë i përfshirë në një mashtrim investimi duke përdorur kriptovaluta. Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike në disa vende dhe qindra platforma online për të kryer mashtrimin.
Flitet për mashtrime që shkojnë në miliona e miliona euro.
“Shkalla e hetimeve në raste të tilla është e paprecedentë deri më tani. Qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit që të paktën që nga viti 2016, sipas hetimeve. Dëmi i shkaktuar llogaritet në 50 milionë euro në tremujor. Hetimet për mashtrimin kibernetik filluan në vitin 2018, ku aktualisht shtatë vende kanë hapur çështje gjyqësore kundër OCG” thuhet në deklaratën e eurojust
Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla.
Në realitet grupi mashtronte viktimat duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Ata inkurajonin viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit, të kontrolluara nga organizata kriminale dhe më pas ata humbnin shuma të mëdha parash.
Si rezultat, u kontrolluan 15 Call Centera
6 në Shqipëri,
5 në Gjeorgji,
3 në Ukrainë
1 në Maqedoninë e Veriut,
si dhe 27 ambiente të tjera
dhe 5 automjete.
Arrestime
Janë arrestuar 5 të dyshuar, 4 në Shqipëri dhe 1 në Gjeorgji.
Janë mbajtur rreth 50 seanca ku janë marrë në pyetje të dyshuar dhe dëshmitarë. Konfiskimet përfshijnë mbi 500 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë, usb, disqe të ngurtë), më shumë se 340 000 euro para në dorë, disa telefona celularë, disa llogari bankare, kuleta kriptomonedhash, prona, dokumente identiteti dhe karta bankare dhe qindra dokumente të tjera.
Qytetarë, biznesmenë dhe investitorë këshillohen të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime online dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime.
Për këtë operacion në Shqipëri u angazhuan: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Policia e Shtetit Shqiptar; Në aksionet në Shqipëri morën pjesë rreth 220 prokurorë, hetues, policë dhe punonjës të agjencive të ndryshme.
Skuadra e perbashket
Eurojust lehtësoi bashkëpunimin gjyqësor në këtë rast duke krijuar dhe financuar një ekip të përbashkët hetimor (EPH), i ngritur me kërkesë të autoriteteve suedeze duke përfshirë edhe Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën. Gjithsej trembëdhjetë takime koordinuese u organizuan për të koordinuar hetimet kombëtare dhe për t’u përgatitur për ditën e veprimit. Për më tepër, Agjencia lehtësoi ekzekutimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare, urdhrave të hetimit evropian dhe letrave të kërkesës për vendet e treta. Europoli ofroi mbështetje analitike për hetimet dhe organizoi 7 takime operacionale.