Pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë, kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rënduar.
Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Lushnjes, ai është nisur për ndihmë më të specializuar për në Tiranë, paraprakisht është thënë se kryetari i bashkisë dhe shoferi i tij janë jashtë rrezikut për jetën.
Fredi Kokoneshi, kryetari i bashkisë është goditur në mushkri ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari ka marrë goditje në bark dhe i është prekur stomaku.