Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter për akuzat e opozitës ndaj qeverisë sa i takon projektit të Durrësit. Rama shkruan se investimi në Durrës është më i madhi në rajon dhe do kthehet në destinacion kryesor turistik të Mesdheut.
“O me Durrësin në majë, o me ata në plehra”-përfundoi kreu i qeverisë.
Postimi i plotë:
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!