Ashtu siç e përmendi dhe në konferencën me gazetarë, kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar datën 6 dhjetor për protestën e ardhshme të opozitës.
Në mbledhjen e Kryesisë në selinë blu, Berisha tha se kjo datë përbën një rast historik për popullin opozitar pasi përkon me samitin e BE-së në Tiranë, për t’u treguar liderëve europianë në mënyrën më paqësore problemet e mëdha me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë nga keqqeverisja e Edi Ramës.
Berisha: Kur të gjitha institucionet përfundojnë në duart e një partie, kjo në të gjitha përcaktimet është shteti mono-partiak. Protesta e 12 nëntorit domosdoshmërisht duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor është një rast historic që populli opozitar të ngrejë zërin e tij.