Një fakt interesant që nuk dihet nga shumë njerëz është se gjysma e popullsisë së botës është e prekur nga një parazit i quajtur Toxoplasma gondii. Ky parazit transmetohet te njerëzit nga macet dhe jeton brenda retinës së syrit. Thuhet se paraziti ka fuqinë të ndryshojë karakterin e një personi si dhe ta bëjë një person më tërheqës.

Studime të shumta kanë vërtetuar se kjo është e vërtetë. Në vitin 2011 u krye një studim duke përdorur minjtë. Studiuesit infektuan disa nga minjtë me toksoplazmë, dhe rezultoi se minjtë e infektuar ishin më të popullarizuar në mesin e të gjithë grupit.

Një studim më i fundit ka treguar rezultate të ngjashme tek njerëzit. Studimi mori një kampion prej 178 personash jo të infektuar dhe 35 që ishin të infektuar, raporton abcnews.al.

Të gjithë individët e infektuar u gjykuan si më të shëndetshëm dhe më të bukur , dhe si meshkujt ashtu edhe femrat e infektuara kishin fytyrë më simetrike, më shumë partnerë seksualë.

Individët e infektuar gjithashtu u treguan se kishin më shumë simetri në përgjithësi. Pavarësisht rezultateve të të gjitha studimeve të kryera, shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se si saktësisht paraziti ndikon në trurin e njeriut në mënyrë që t’i bëjë njerëzit më tërheqës.

Bazuar në këtë teori, nëse shkencëtarët e kuptojnë procesin, ata mund të riprodhojnë të njëjtin veprim, duke i bërë të gjithë më tërheqës sesa janë.

Nëse ju pëlqen ajo që shihni në pasqyrë, duhet të buzëqeshni edhe për parazitin që po e bën të mundur këtë.

/abcnews.al