Në Panairin e Librit i cili po mbahet për të tretën ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti, nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.
Shkrimtari më i mirë i vitit u shpall Zija Çela me librin “Banka e Ankesave” .
“Nuk e kisha çuar ndër mend këtë çmim, ky ishte një vit i veçantë çmimesh!’- u shpreh autori Çela.
Ndarja e çmimeve:
Shkrimtari më i mirë i vitit: Zija Çela me librin: “Banka e Ankesave”
Përkthimi më i mirë i vitit: “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis Romeo Çollaku, shtëpi botuese “Dukagjini”
Vepra më e mirë studimore: “Tri format e mendimit, mitologjia, racionaliteti, religjioni”, Arben Imami
Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja: Klarita Lagji “Vendi i Babait”, Annie Ernaux
Libri më i mirë për fëmijë: “Kalendari i ëndrrave të mollës”, Natasha Shuteriqi