Forcat kurde në Siri kanë akuzuar ushtrinë turke për kryerjen e disa bombardimeve ajrore në veri të vendit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve.

Gjashtë prej viktimave thuhet se janë anëtarë të Forcave Demokratike, një koalicion i udhëhequr nga kurdët, ndërsa gjashtë të tjerë janë ushtarë pro regjimit.

“Ka ardhur koha e llogarisë”, njoftoi dje përmes Twitter ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, mbi një foto ku shfaqet një avion luftarak turk F-16 duke u nisur për një operacion nate.

“Bastardët do të mbajnë përgjegjësi për sulmet e tyre tinëzare”, shtoi ministri turk i Mbrojtjes.

“Foletë e terroristëve janë rrafshuar me goditje precize” shtoi ai në një postim të dytë, shoqëruar me një montazh të shkatërrimit të një objektivi nga ajri, pa specifikuar se ku ishte.