Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus Sergei Lavrov kanë mbërritur në Antalia, në Turqinë jugore, ku do të takohen për të diskutuar krizën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Është hera e parë që nga fillimi i luftës që përfaqësuesit e dy qeverive dhe jo negociatorët e tyre janë ballafaquar.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpresoi dje se bisedimet mund të “hapnin rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm”. /abcnews.al/