Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se pavarësisht situatës së qetë sa i përket pandemisë së koronavirusit, nuk mund të themi se gjithçka ka mbaruar.

“E dimë që BA.2 ka kapur gati 94% të Europës. Edhe vetë Kina është nën pushtimin e këtij nënvarianti të Omicron. Përhapja është shumë herë më e madhe, por virulenca është shumë herë më e lehtë. Kjo është pjesë e rrjedhjes fiziologjike të pandemive, të njëjtën rrugë po ndjek edhe kjo pandemi”, tha Brataj në Debat, nga Alba Alishani

Realiteti mund të jetë ndryshe sa i përket numrit të të infektuarve. 93-95% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. Infeksioni mund të jetë më i madh, por tani kemi një imunizim natyral dhe artificial shumë më të lartë se dy vite më parë. Ka sot akoma që vijnë me forma të rënda në spital. Kur kalojmë mesazhin që mos u shqetësoni se nuk ndodh më gjë, nuk është e vërtetë. Ka formë të rënda, edhe pse më të vogla, të këtij virusi”.