Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e PD ka deklaruar se kryedemokratin Lulzim Basha do ta nxjerrin nesër nga selia blu. Nëse Basha nuk del, Berisha tha se do ta nxjerrë ai bashkë me grupin mbështetës.

Gazetari: A quhesh i humbur nëse nuk e nxjerr Bashën?
“Protesta nis nesër realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revolucion nuk ndalet. Basha e tha se do nxirret nesër (në të qeshura). Ndaj bunkerit përodren metoda paqësore, s’do e gjuajë kush me mjete luftarake. Këtu midis nesh nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule do e nxjerrim nëse Basha refuzon të dalë”, tha ai.