Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.Komiteti i sigurisë, EMA ka dalë sot me një vendim në lidhje me vaksinën anti-covid, AstraZeneca, për të cilën shumë vende kanë pasur pikëpyetjet e tyre lidhur me përdorimin e saj. Sipas EMA-s, vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe se nuk ka lidhje me trompozën.“Është e sigurt, mund të përdoret por ne do të vazhdojmë të monitorojmë”, tha EMA. OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e serumit anglo-suedez për vendet që kanë pezulluar administrimin. Ndërkohë, BE po përgatitet për një shtrëngim të ri në eksportin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.