Agron Shehaj: Vendosa te kandidoj per kryetar te PD sepse u binda qe udheheqja e tanishme nuk mund ta coje dot PD ne fitore. Kandidatura ime nuk eshte perpjekje per te marre nje post, por besoj se kam aftësinë e duhur për ta çiuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është një politikan i korruptuar dhe për ta mundur atë duhet një person me cilësitë e ndryshme të tij.

Partia jonë ka nevojë për një reformë të thelllë, për të qenë më meritokratike. Duhet të sanksionohet në statutin e Partisë që kryetari të mund të kandidojë vetëm një herë, dhe nëse humbet zgjedhjet të jap dorëheqjen.

Propozoj zgjedhjen e kandidatëve për deputet me parimin një anëtarë një votë. Vetëm kështu mund të ndodh që ne të hapemi dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve.