Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare mes Bashës dhe Ramës por në momentin kur ky i fundit u larguan nga salla e Kuvendit, kryedemokrati vijoi akuzat ndaj Arben Ahmetaj.

Zv/kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar që të respektojë etikën dhe të lerë mënjanë etiketimet e ndryshme sic iu drejtua Basha tigër”, “çirak”, ndërsa Ramës “usta”.

“Në diskutim me mua ruaj etikën se edhe unë e ruaj edhe kur ju e humbisni. Unë flas me kolegët ti vazhdo punën tënde. Unë se humbas etikën asnjëherë edhe kur ju thoni jo tigri, jo luani jo elefanti etj, këto hjistori që nuk të shkojnë”, tha Ahmetaj.

“Kujt t’i djegë le ta mbajë s’kam ndërmend të harxhoj kohën me çirakun, duke qenë se ustai u largua. Qytetarët do vazhdojnë të pyesin si ka mundësi që nuk u ngopët duke i bërë dëme familjeve shqiptare. Zgjidhja afatgjatë për jetët e tyre është zhdukja e një tjetër takse. Kjo është taksa e korrupsionit, një gangrenë që e ndjen çdo shqiptar, e ka çdo raport ndërkombëtar, ndaj të zhdukim taksën më të rëndë për shqiptarët bashkë me propozimin tonë për uljen e TVSH. Lërini dënglat e atij që e di që propozimi ynë është në përputhje me opinionin e Venecias dhe të votojmë Vettingun në politikë”, tha Basha.