Mesazhe sensibilizuese për luftën ndaj kancerit të gjirit

Kryetarja e Forumit të Grave Demokrate të Shqipërisë Albana Vokshi së bashku me deputetët femra të Qarkut  ishin të pranishme në një takim sensibilizues kundër kancerit të gjirit në Elbasan .

Vokshi gjatë fjalës së saj në këtë takim u bëri thirrje grave dhe vajzave që të gjitha të bashkohen në betejën për shëndetin e për jetën, pasi kjo betejë nuk duhet të zgjasë vetëm një ditë apo një muaj, por në 365 ditë të vitit.

Ndërsa deputetja  e Elbasanit Zheni Gjergji duke folur si mjeke , ju drejtua grave dhe vajzave të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që të bëjnë gjithnjë e më shumë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën. Është për të ardhur keq që veteëm në Elbasan evidentohen çdo vit e pakta 100 ferma të prekura nga kanceri i gjirit ose sa një e shtata e numrit total ne shkalle vendi tha deputetja Zheni Gjergji.

Nga ana e saj deputetja Flutura Açka ju bëri thirrje grave dhe vajzave që ta kthejnë në kulturë kontrollin periodik mjekësor .

Me mjaft interes për të pranishmet në këto aktivitete sensibilizuaes ishte fjala e gazetares Rezarta Reçi e cila ka treguar me detaje te imtësishme historinë e saj personale me kancerin e gjirit si një mënyrë për t’ju treguar femrave se diagnostikimi në kohë të shpëton jetën.