Këngëtari i njohur, John Davis, i cili ishte pjesë e grupit të famshëm, “Milli Vanilli” ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Davis interpretoi “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’ në nder të tij.