Einxhel dhe Dj Dagz nisën një lidhje dashurie brenda “Big Brother VIP”, e cila u la në gjysmë kur Dagz u eliminua. Sigurisht, kjo lidhje do të vazhdojë jashtë pasi dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Einxhel ka biseduar me Beniadën dhe është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë të lidhej me një Dj.

“I thoja Argjirës “me Dj nuk do lidhesha kurrë”. Nuk më janë dukur asnjëherë interesantë, nuk më kanë tërhequr asnjëherë Dj, nuk e di pse. Unë i njoh të gjithë, domethënë mesa duket i paskam njohur të gjithë përveç Dagzit”, është shprehur moderatorja.