Izolohen disa prej tyre

Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit kanë përfshirë edhe bashkinë e Gramshit.

 Në Njësinë Administrative Lenie dhe fshatin Rovje në Njësin Administrative Kukur kanë sjellë një rëndim të situatës së rrugëve rurale në këto zona duke vëshirësuar lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve.

 Burime pranë bashkisë së Gramshit bëjnë me dije se Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale po bënë të mundur aksesimin e rrugëve drejt fshatrave të izoluara duke punuar për ti pastruar nga bora. Institucionet i bëjnë apel drejtuesve  të mjeteve që udhëtojnë në këto zona se duhet të udhëtojnë me kujdes prandaj është e domosdoshme që lëvizja të kryhet me zinxhirë.