Prej tre orësh vijon të jetë e bllokuar aksi rrugor Dukat- Qafa e Llogorasë.

Automjete të shumta kanë ngelur të bllokuara në rrugë . Prej më shumë se katër kilometra ky aks rrugor është i pakalueshëm nga prania e dëborës në rrugë si dhe pas Ditës së Verës, moti i përkeqësuar i ka gjetur të  pa përgatitur drejtuesit e automjeteve në marrjen e zinxhirëve.

Ndërkohë borëpastruesit nuk mund të ndërhyjnë dot pasi rruga është e bllokuar.

Top Channel