Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te Rruga e Arbrit. Mësohet se një mjet tip “furgon” i cili ka qenë duke transportuar pasagjerë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën në Bastar Murrizë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.