Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatit Pllanë të Lezhës.

Drejtuesja e mjetit fillimisht humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Shoferja ende e paidentifikuar është plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. “Fax News” sjell pamjet VIDEO nga vendi i ngjarjes:

Njoftimi i policisë Lezhë:
Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë,Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.