Aksident në aksin Lezhë – Laç, vetëm 2 km në dalje të Lezhës.

Një kamion i ngarkuar me inerte është përplasur me një autoveturë tip “Volkswagen” dhe të dyja mjetet kanë përfunduar jashtë rruge.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur drejtuesi i autoveturës, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.

Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.