Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë. Pronat e jugut tashmë në kryeqytet.

Nisur nga java e ardhshme të gjithë ata banorë të rrethit të Vlorës do duhet ti drejtohen Tiranës për të marrë shërbim më zyrat e Kadastrës. Ashtu sikurse ishte lajmëruar, fund janari do ishte edhe afati i fundit i Kadastrës së Vlorës. Zyrat e këtij institucioni janë zhvendosur tashmë në kryeqytet ndërsa po kryhet edhe zhvendosja e materialeve të fundit.

ditën e sotme (e shtunë datë 27 janar) në ambientet e Kadastrës së Vlorës janë parkuar kamionët për tu ngarkuar me dosjet e pronave të jugut e për ti transportuar ato drejt kryeqytetit. Materialet do zhvendosen të shoqëruara edhe nga Policia e shtetit për shkak të rëndësisë së dosjeve.

Në javën që lamë pas në Kadastrën e Vlorës ka patur edhe ndryshim të strukturës së punonjësve, ndërsa për shkak të ndryshimeve është reduktuar pjesa më e madhe e stafit. Rreth 30 punonjës të Kadastrës janë liruar nga puna, një pjesë tjetër e tyre kanë nënshkruar kontratë për tu zhvendosur në ambientet qendrore në Tiranë ndërsa në Vlorë do vijojë të qëndrojë vetëm një pjesë e zyrave të Legalizimit.

Transportimi i materialeve ka nisur tashme dhe pritet që zyrat e reja të jenë funksionale nisur nga fillimi i muajit shkurt.