Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj, Mirditë.

Një 68-vjeçar, i identifikuar si Mark Gjeta ka humbur jetën pasi u godit nga automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga Mhill Gega, 60 vjeç.

Gega është kapur nga policia e Mirditës dhe është shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel