Një kirurg plastik në Beverly Hills po ekspozon proceduratsekrete që ai mendon se u janë nënshtruar yjet, nga operacionet e hundës te operacionet e qepallave.

Charls Lee në të vërtetë nuk ka operuar asnjë nga të famshmit në fjalë, por ai ka bërë një ekspertizë se si liposuksioni dhe mbushësit mund të ndryshojnë fytyrën e një personi.

Në një seri videosh virale në TikTok, Le analizon fotografikë para dhe pas të Kendall Jenner, Ariana Grande, Khloe Kardashin dhe shumë të tjerëve, që janë përfolur shumë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas tij, ndërhyrjet që ka bërë Kylie Jenner janë ndërhyrje në mjekër, heqja e dhjamit të faqeve, ngritja e vetullave dhe qepallave, ngushtimi i hundës dhe injeksionet në buzë.

Për Bella Hadid, ai th ase ajo duhet të ketë ndërhyrë në hundë, në qepalla, te qafa, ka hequr dhjamin e faqeve dhe ka mbushur ballin.

Sa i përket Ariana Grande, ai doktori tha se 27-vjeçarja ka bërë ngritje të vetullave, operacion të qepallës, anim të kapakut të syrit, rinoplastikë dh operacion të mjekrës.

Për Khole Kardashian, e cila është komentuar jo pak për ndryshim e madh që ka pësuar në pamje, mjeku numëroi disa operacione.

Top Channel