Një aksident i rënde ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Një makinë me targa serbe është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familje, 3 fëmijë dhe burrë e grua.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se familja po shkonte me pushime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet shpejtësia, lagështira në rrugë dhe humbje e kontrollit të mjetit, si shkak i aksidentit