Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e Golemit.

Burime bëjnë me dije se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar në zonë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar pasi ambulance nuk ka shkuar ende në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut.