Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas burimeve zyrtare një makinë ka dalë nga rruga në aksin Laç-Mamurras. Për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe nje tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar te Trauma.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.