Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, në afërsi të fshatit Gjorm. Një autoveturë godet nga pas një tjetër dhe si pasojë humb kontrollin duke dalë nga rruga. Në automjetin që u godit nga pas me traga Zvicre ndodhej një çift bashkëshotësh, burri zvicerian dhe gruaja shqiptare të cilët janë nisur për në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra. Gjithashtu në spital është shoqëruar dhe shoferi i automjetit tjetër që u përfshi në aksident.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.