Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos.

Si pasojë, është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Ndërsa, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al