Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit të identifikuar si A.K, gjatë momentit kur ky i fundit po pinte kafe.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa autoritetet dyshojnë se autori mund të jetë vrasës me pagesë.