Aksidentet rrugore po kthehen në një fenomen shqetësues. Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në gabinën e traktorit. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq, Policia ka shoqëruar Xhevo Dashin, drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.