Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Kotë të Vlorës.

Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.F,  për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Previous articleAnëtar i bandës së Endrit Dokles/ I dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge, konfiskohen pasuritë e Vito Bibës
Next articleAksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin, i mituri transportohet me urgjencë në spital