Një aksident automobilistik ka ndodhur orët e para të mbrëmjes së ditës së sotme në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot” në afërsi të Përmetit.

Një 64-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.