Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Pejë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person.
Të tmerruar njerëzit u ngritën nga tavolinat, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me armën në dorë.
Ndërkohë i plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 Gusht) rreth orës 16:50, në rrugën “ Leonard Palucaj”.
Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij, Tush Frroku gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës i ka grabitur automjetin një qytetari dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit.
Blutë e Kosovës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kur kanë mbërritur në fshatin Kosh-Istog, kanë gjetur makinën e braktisur, ndërsa autori u dyshuar është ende në kërkim.
“TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: – “Vrasje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, raporton policia.