Tritan Shehu në një postim në Facebook, ka ironizuar Ramën në lidhje me atë çka ai tha përgjatë konferencës së sotme në lidhje me situatën që ndodhet vendi.

Rama gjatë konferencës së sotme është shprehur se do të rriten gjobat për këdo që thyen apo nuk respekton masat anticovid. Shehu është shprehur se Rama di të flasë vetëm për gjoba dhe se nuk po bën asgjë që të rregullojë situatën në vend ku Covid 19 po merr dhjetëra jetë njerëzish çdo ditë. Sipas tij nuk zgjidhet situata duke iu vënë gjoba kujtdo që sheh në rrugë por duhen marrë masa më efikase për këtë gjë. Ai ka thënë se 25 prilli nuk është shumë larg dhe se shqiptarët do dinë kë të votojnë për të mirën e tyre.

Postimi i plotë i Shehut:

Sipas Rames “Fajin e ka populli dhe Virusi”.
Ndersa Rama, qe ka deshtuar krejtesisht me menaxhimin e pandemise prej nje viti, asgje, ai paska vetem nje detyre te “Shtoje gjobat”!
Pa pergjegjeshmeri dhe ne ato qe u thane sot, asnje mase e permiresim i sistemit!
Vetem “gjoba, gjoba, gjoba”, sikur keto mund ta zgjidhin kete situate katastrofale ku na ka cuar kjo pa pergjegjshmeri e thelle.
Ju a thame para dy-tre javesh: “ndryshimet virusale me gjithe rreziqet qe paraqesin kane arritur ne Shqiperi, merrni masat e duhura se paku kete here”!
Nuk bene asgje, vetem rromuze e ironira…ndersa sot e pranojne kete dhe gjendjen jashte kontrollit, me ato shifra te frikeshme qe raportuan.
Dhe per kete nuk e ka “fajin” virusi vete, sic deklaroni.
Ai eshte perhapur kudo, edhe ne vendet prane nesh, por indekset e tyre jane disa here me mire se ne, sepse moren masat, vepruan.
Ndersa ne vazhduam te mos bejme asgje, vetem te hedhim disa “fishekzjarre” edhe me ato 970 vaksinat ilegale!
Prandaj sot per infektimet e reja, humbjet e jetes etj per 1 milion banore jemi ne pozicionet me te veshtira ne Europe, disa here me keq se Greqia, Italia etj.
Po vazhduam keshtu askush nuk mund ta parashikoje ku do te shkojme…prandaj:
1-Shtoni testimet PCR (molekulare) deri ne reth 10000 ne dite.
2-Liberalizoni e lejoni te mbushet tregu me testet e shpejta.
3-Mbroni e aktivizoni mjekun e familjes mbi principe profesionale e jo me urdhera aventureske.
4-Mbusheni tregun me medikamentet e domosdoshme duke i rimbursuar realisht ato, qe nga nga anti viralet per te zgjeruar gamen e bazen e mjekimit, zhdukur tregun e zi.
5-Aktivizoni repartet Covid ne spitalet periferike, ambjentet e Reanimacionit kudo; deri tashti asnje nuk keni formalizuar ne aktivitet, megjithe teatralitetet e bera.
6-Merni masa racionale kontrolli e te pergjithshme duke filluar nga pajisja e popullesise me maskat e mjetet nevojeshme mbrojtese.
7-Veproni me urgjence e me nje buxhet per te siguruar sa me pare vaksinat ne kohe e sasi te domosdoshme.
Megjithese 25 Prilli nuk eshte larg, Shqiperia ka nevoje per masa te menjehereshme!

Faxnews