Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Memaliaj. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, një mjet tip “Nissan” është përplasur me një “Hyundai” me targa greke.

Nga aksidenti janë plagosur dy fëmijë. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.