Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku  automjeti tip “Benz” autobot, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al