Cërrik /Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Malasej, Cërrik, shtetasi Z.Q., 42 vjeç, banues në fshatin Malasej, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe pasagjerët shtetasit D.Q., dhe R.Q., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Egnatia news