Një aksident me të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Seman.
Një automjet ka goditur një tjeter nga pas dhe si pasojë e goditjes është plagosur një drejtues mjeti dhe një pasagjere.
Burime nga policia pohojnë se të plagosurit janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit ku po marrin ndihmën mjekësore.
Një grua ka marrë mjekim dhe është larguar ndërsa drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore , por jashtë rrezikut për jetën