Home ELBASANI SOT Aksident në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë/Plagoset një person

Aksident në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë/Plagoset një person

30

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Gjocaj, Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. C. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi A. C., i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.