Home SPORT Pse Abramovich hoqi dorë nga Chelsea

Pse Abramovich hoqi dorë nga Chelsea

22

Roman Abramovich dha dorëheqjen nga president i Chelsea, duke ia kaluar në fondacionin bamirës të klubit. Sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe lidhjet e tij me presidenti rus Vladimir Putin sipas mediave e kanë shtyrë në këtë vendim.

Kompania Fordstam që ka në kontroll klubin ka marrë hua 1 miliardë e gjysmë paund nga Camberley International që është e vendosur në Ishujt Virxhin që zotërohet nga Abramovich, duke e kthyer në një strukturë të ndërlikuar.

Eksperti financiar Kieran Maguire i tha BBC se në këtë mënyrë Roman Abramovich po mbron asetet e klubit të Chelsea që ekziston rreziku të konfiskohen nga autoritetet britanike në rast se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës do të zgjatet në kohë.

Ndërkohë Chelsea me anë të një komunikate thotë se situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese dhe se klubi lutet për paqe. Roman Abramovich bleu ekipin e njohur anglez në vitin 2003.