Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgji. Mësohet se një mjet tip Ford është përplasur me një mjet tjetër tip Jeep.

Si pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip Jeep. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore

Në vendngjarje ka mbërrtitur Policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit