Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier.

Një automjet ka përplasur këmbësorin 71-vjeçar. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.